Flash News

Ditari i Opozitës

Teliti thirrje Begajt: Mos dekretoni ligjin për “shtetin digjital”, rrezikon të dhënat e shqiptarëve

Teliti thirrje Begajt: Mos dekretoni ligjin për “shtetin

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorian Teliti, i ka bërë thirrje Presidentit të Republikës që të mos dekretojë ligjin e miratuar së fundi për “shtetin digjital” dhe ta kthejë për rishqyrtim.

Në një postim në Facebook, Teliti paralajmëron se ky ligj mund të çojë në kalimin e sistemeve kritike digjitale të Shqipërisë, përfshirë platformat që mbajnë dhe përpunojnë të dhënat personale të qytetarëve, në administrim të shoqërive hibride me përfshirje të interesave private deri në 49%.

Ai shton se ligji shmang kontrollin parlamentar, përqendron vendimmarrjen përmes VKM-ve dhe rrit rrezikun e mungesës së transparencës në kontrata me vlera qindra milionë euro në vit.

REAGIMI:

“SHTETI DIGJITAL” ËSHTË PRONË E SHQIPTARËVE, JO E MAZHORANCËS (NË LETRA) QEVERISËSE. PRESIDENTI TË MOS E DEKRETOJE LIGJIN E RREZIKSHËM KLINTELIST.

Tre ditë më parë, mazhoranca socialiste miratoi me urgjencë një ligj që prek drejtpërdrejt kontrollin mbi shtetin digjital shqiptar.

Nën maskën e “modernizimit”, po ndërtohet një skemë ku sistemet kritike digjitale të Republikës – ku përfshihen edhe platformat që mbajnë e trajtojnë të dhënat e çdo qytetari – mund të kalojnë në administrim të shoqërive hibride, me 49% hapësirë për interesa private.

Kjo nuk është reformë. Kjo është kapje politike dhe financiare e infrastrukturës digjitale të shtetit. Kontrolli parlamentar nuk do ekzistojë, cdo gjë do vendoset me VKM.

Pagesat qindra milionë euro cdo vit për këto kontrata të mbyllura nuk do monitorohen dot më. Mungon gara e hapur, cënohet ndjeshëm cilësia e shërbimit, shumë më pak transparencë, më shumë pushtet i përqendruar.

Po flasim për arkitekturën digjitale të Republikës. Po flasim për kontroll mbi të dhënat, mbi sistemet, mbi mekanizmat e shtetit. Kur pushteti fillon të ndërtojë struktura paralele rreth sistemeve kritike, alarmi duhet të ndizet.

Por jemi ende në kohë për ta shbërë këtë akt tejet të rrezikshëm. Ndaj i bëjmë thirrje Presidentit të Republikës: Mos e dekretoni këtë ligj. Kundërshtojeni me forcë. Kthejeni për rishqyrtim. Shteti digjital nuk është pronë e një mazhorance (në letra) politike. Është garanci e sigurisë kombëtare dhe e lirisë së qytetarëve.

Të fundit