Flash News

Ditari i Opozitës

Teliti thirrje qytetarëve: Bashkohuni nesër në protestën e opozitës, është detyrim qytetar

Teliti thirrje qytetarëve: Bashkohuni nesër në protestën e

Koordinatori për Programin Ekonomik në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti, ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së opozitës, e cila do të zhvillohet nesër në orën 17:00 në Tiranë.

Në një deklaratë për mediat, Teliti theksoi se pjesëmarrja në protestë është një detyrim qytetar, duke përmendur si arsye problematikat e shumta që po përballon vendi.

"Marshimi nesër është një domosdoshmëri për çdo qytetar që dëshiron një Shqipëri më të drejtë dhe më të mirë. Dalja në protestë nuk është vetëm një e drejtë, por një detyrim për të ngritur zërin kundër padrejtësive dhe keqqeverisjes," u shpreh Teliti.

Postimi i Telitit: 

“MARSHIMI NË KRYEQYTET DETYRIM QYTETAR! NESËR TË GJITHË NË 17.00

Nesër në 17.00 le të dëgjohet zëri ynë i qytetarisë, zëri i fuqishëm i njerëzve të tradhëtuar nga qeveria e koncesioneve, qeveria e tenderave pa garë, qeveria e rrugëve të florinjta, qeveria e lukseve të shfrenuara.

Nesër në 17.00 të dëgjohet zëri ynë ndaj padrejtësive, shkeljes së hapur të rendit kushtetues, ku mbi ligjin “mbretëron Maliqi”.

Nesër në 17.00 të dëgjohet zëri ynë ndaj plagës së varfërisë ulur këmbëkryq në tryezën e gjysmës së shqiptarëve, braktisjes totale ndaj familjeve në nevojë dhe pensionistëve.

Të fundit