Flash News

Ditari i Opozitës

Emiriana Sako bleu dru në prag vere për 400 mln lekë, ironizon Jola Hysaj: Kur “pastruesja” bën dhe “nikoqiren”

Emiriana Sako bleu dru në prag vere për 400 mln lekë, ironizon

Jola Hysaj ka reaguar në lidhje me një denoncim të bërë për kryebashkiaken e Durrësit, Emiriana Sako, e cila ka hapur një tender për blerje të druve të zjarrit edhe pse jemi duke iu afruar stinës së verës dhe temperaturat sa vijnë dhe po rriten.

Tenderi ka si objekt “Blerje dru zjarri e peletë për QEA” dhe fond limit rreth 400 milionë lekë. Gara për këtë prokurim është hapur me datë 8 mars dhe me 7 prill është shpallur fituesi.

Sekretarja për marrëdhënien me publikun në grupin e Sali Berishës thotë se ë dokumente shihet se kanë paraqitur interes për këtë tender 4 firma.

Madje njëra prej tyre, paraqiti ofertën më të lirë, me vlerë rreth 190 milionë lekë, por Sako e ka skualifikuar që në fazën e parë me justifikimin se ka të punësuar mobilierë dhe jo punonjës druri edhe pse në fakt kemi të bëjmë vetëm më prerje dhe transport druri.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Hysaj ka ironizuar Sakon duke thënë: “Kur “pastruesja” bën dhe “nikoqiren”

REAGIMI I JOLA HYSAJT

Kur “pastruesja” bën dhe “nikoqiren”

Tani që e dimë që je “marioneta” e Dakos me “Duart akullore” e dimë të gjithë. Që stafi yt e “qan” propagandën dhe këtë e dimë se çdo ditë po nxjerrim nga një fakt të ri për të treguar realitetin në vend të Durrësit imagjinar që tentoni të na e shisni çdo ditë.

Por që Durrësi ngrohet me dru e në mes të pranverës, rrugës duke ardhur vera me këtë na bëre të dyshojmë tek vetja. 

Fillova të lexoj artikulin e joq-albania.com ku shkruhej:

“Durrësi, si një qytet bregdetar, njihet për temperaturat e qëndrueshme dhe klimën e ngrohtë. Por, tani që po afron vera dhe në këtë qytet fillon plazhi, kryebashkiakia Emiriana Sako kujtohet të blejë dru zjarri për t’u ngrohur.

Ditën e sotme Sako tha se ka mbjellë pemë, por që nuk e ka filmuar procesin.

Tenderi ka si objekt “Blerje dru zjarri e peletë për QEA” dhe fond limit rreth 400 milionë lekë. Gara për këtë prokurim është hapur me datë 8 mars dhe me 7 prill është shpallur fituesi. Në fakt cilësojmë “gara” në thonjëza pasi praktikisht nuk është zhvilluar një garë e mirëfilltë.”

Sikur të mos ishte vetëm kaq, se thash ndoshta jam unë që nuk po kuptoj materialin me dashamirësi e po vazhdoj ta lexoj më tej, por do t’i që vazhdonte kështu:

“Në dokumente ne shohim se kanë paraqitur interes për këtë tender 4 firma. Madje njëra prej tyre, paraqiti ofertën më të lirë, me vlerë rreth 190 milionë lekë.

Por, Sako e ka skualifikuar që në fazën e parë me justifikimin se ka të punësuar mobilierë dhe jo punonjës druri edhe pse në fakt kemi të bëjmë vetëm me prerje dhe transport druri.”

Oooo, thash mos do ftohet dhe Sako paska filluar sërisht me akullore si Dako, kur më del para tenderi i KLORIT, për të blerë klor Sako ka vendosur të shpenzojë 500 milionë lekë.

Kështu, sipas një llogaritje të thjeshtë i bie që për 1 kg klor Sako do të shpenzojë 64 mijë lekë. Gjeni gjaegjëzën sa kg i bie të marrë Sako me 500 milionë?

https://joq-albania.com/artikull/1124995.html?fbclid=IwAR1TlaSdiG1GSwSAzoP7RXyFpXc49Aw5B0zaOeGvsUr0FPLTPEzXY8ku3F0&mibextid=Zxz2cZ

U futa shumë në mendime se tenderimet nuk kishin të sosur… KQZ nuk e sheh si problem këtë pjesë, ndaj thashe ta ndaj me ju sepse ndoshta vetëm unë e lexoj këtë artikull në këtë formë!

Mos e hani më sapunin për djathë!

 

Të fundit