Flash News

Ditari i Opozitës

Tenderat e shtetit nën hijen e familjes Rama? Berisha: Linda Rama del në përgjime

Tenderat e shtetit nën hijen e familjes Rama? Berisha: Linda Rama del

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë akuza lidhur me ndërhyrje direkte në tendera shtetërorë, duke përfshirë familjarë të kryeministrit Edi Rama.

“Para jush kam denoncuar me dhjetëra herë Armand Frangun, si njeriun që, përmes kompanive të tij, ka përfituar kontrata sekrete nga kryemafiozja e familjes. Shifrat janë tronditëse: nga 90 deri në 96 përqind të të gjitha fondeve”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, Gerond Meçe, përmes një regjistrimi audio, pohon se kompania ABS është në pronësi të baxhanakut të Edi Ramës dhe se jo vetëm ai, por edhe Linda Rama kanë ndërhyrë drejtpërdrejt në përcaktimin e fituesve të tenderave.

Kreu i PD theksoi se brenda vetëm një viti janë kryer rreth 800 transaksione nga Thesari i Shtetit në llogaritë e dy kompanive të baxhanakut të kryeministrit, B360 dhe ABS, kjo e fundit më pas e riemërtuar në ABSLI përmes skemave që sipas tij janë përdorur për të fshehur përfitimet financiare.

PJESE NGA DEKLARATA

Para jush kam denoncuar me dhjetëra hera Armand Frangun, si njeriun që me kompanitë e tij fitonte me kontrata sekrete, nga kjo kryemafiozja e familjes, shifeni... 90 gjer në 96 përqind të të gjitha fondeve

Ky është Gerond Meçe, njeriu i cili pohon, është me regjistrim, se ABS është kompania e baxhanakut, se jo vetëm ai ndërhyn, por ndërhyn zonja Rama në përcaktimin e tenderave.
Kjo është e regjistruar

Dosjen e ka pasur prokurori me mbiemrin Mara, të cilin thuhet se Dumani donte ta zhdukte, ta asgjësonte.
Por kur mësuan se dosja ndodhet edhe diku tjetër, e ruajtën, por nuk e asgjësuan.
Ky ka histori interesante, por do ndalemi më pas.

Tani, janë në një vit, 800 transaksione nga Thesari i Shtetit në kontot e dy kompanive të baxhanakut, B360 dhe ABS, më vonë e ndryshuar në ABSLI, me lojërat që kanë bërë.

 

Të fundit