Flash News

Ditari i Opozitës

"Tenderi i qenëve", Hajdari i Kuçovës si Safeti i Kukësit

"Tenderi i qenëve", Hajdari i Kuçovës si Safeti i

Qentë e rrugëve në Kuçovë janë kthyer në shqetësim për sigurinë e qytetarëve. Por pavarsishtë kësaj Bashkia e udhëhequr nga Kreshnik Hajdari është treguar indiferente për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Kuçovës në lokalet e 14 Majit, Lefter Maliqi ka risjell shqetësimin teksa ka publikuar një video në Facebook të një grumbulli të qeneve të rrugës.

Maliqi saktëson se video është filmuar në lagjen “11 Janari”, ndërsa ironizon qasjen e Hajdarit për këtë problematikë me ish kryebashkiakun e Kukesit, Safet Gjici i cili u arrestua dy ditë më parë.

Skandal! Pas dështimit në Kukës, tenderi i qenëve zhvendoset në Kuçovë, te vendi ideal, Hajdari ia ka marrë dorën tenderave për qentë! Në mes të lagjes 11 Janari edhe qentë protestojnë… Turpi Bashkisë! Abuzimet e bashkisë shkaktojnë revoltë edhe tek kafshët”, shkruan Maliqi.

Beteja për Bashkinë e Kuçovës mes Maliqit e Hajdarit vijon ende teksa disa ditë më parë Kolegji Zgjedhor vendosi hapjen e kutive në 18 qendra.

Maliqi u shpreh optimist se rinumërimi do të zbulojë parregullsitë dhe rezultati do të ndryshojë në favor të tij.

Hajdari nga ana tjetër është në hetim nga SPAK lidhur me disa procedura të dyshimta tenderuese që kanë të bëjnë pikërisht me kujdesin dhe menaxhimin e qenve endacake të qytetit si dhe dyshimet për fshehjen e një dënimi në Greqi në formularin e vetdeklarimit.

Kujtojmë se premtimi për një projekt për menaxhimin e qenve të rrugës pas një akti seksual çoi pas hekurave Safet Gjicin.

Të fundit