Flash News

Bota

Tenisti serb fiton çështjen, gjykata australiane vendos lirimin dhe kthimin e pasaportës

Tenisti serb fiton çështjen, gjykata australiane vendos lirimin dhe

Një gjykatë australiane vendosi të lirojë nga dhomat paraburgimit të imigracionit tenistin serb Novak Djokoviç duke deklaruar se vendimi i qeverisë për t’i hequr vizën për të hyrë në vend, ishte i paarsyeshëm.

Mediet e huaja raportojnë se, gjykata urdhëroi lirimin e Djokoviç brenda 30 minutave dhe kthimin e pasaportës dhe dokumenteve të tjera të udhëtimit. Kështu, tenistit i është hapur rruga për të marrë pjesë në kompeticionin e Australian Open.

Megjithatë, avokatët e qeverisë federale i thanë gjykatës se ministri i imigracionit i vendit po rezervonte të drejtën për të ushtruar pushtetin e tij personal për të revokuar sërish vizën e Djokoviçit.

Djokoviç, është mbajtur në një dhomë të paraburgimit të imigracionit së bashku me të burgosurit azilkërkues afatgjatë që nga e enjtja. Ai u lejua të merrte pjesë në dhomat e avokatëve të tij për seancat virtuale, por nuk është parë në publik që kur mbërriti në Australi.

Avokatët e tij argumentuan se një infeksion i fundit Covid-19 e kualifikoi Djokoviçin për përjashtimin mjekësor nga një kërkesë që qytetarët joaustralianë që hyjnë në vend të vaksinohen dyfish.

Të fundit