Flash News

Ditari i Opozitës

Tension në Kuvend: Berisha flet në foltore, Noka në debat me Ballën: Pusho!

Tension në Kuvend: Berisha flet në foltore, Noka në debat me

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vazhduar fjalën e tij në Kuvend, edhe pas ndërprerjes së seancës nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali, për shkak të refuzimit të tij për të lënë foltoren. Gjatë fjalës, Berisha ka qenë në transmetim live në rrjetet e tij sociale.

Në këtë moment, është krijuar një tension mes deputetit Flamur Noka dhe ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla. Balla ndërhyri disa herë gjatë fjalës së Berishës, duke shkaktuar reagimin e deputetit Noka, i cili i kërkoi të pushojë dhe shprehu shqetësimin e tij për ndërhyrjet.

Noka e ndaloi Ballën, duke i kërkuar të mos ndërhyjë më dhe duke theksuar se do të ndalonte debatin. Ky incident është ndodhur pas një seance të shtyrë për këtë të hënë, për shkak të tensioneve të regjistruara në seancën e kaluar, ku pati përpjekje për dhunë mes deputetëve. Noka kishte pasur një përplasje me gardën gjatë tentativës për të ndaluar përshkallëzimin e situatës.

Të fundit