Flash News

Ditari i Opozitës

Tensionet në Londër/ Aktivistët shqiptarë identifikojnë dhunuesit nga radhët e qeverisë

Tensionet në Londër/ Aktivistët shqiptarë identifikojnë

Turi i bashkëbisedimeve i kryeministrit Edi Rama me diasporën shqiptare vijoi në Angli, por këtë herë u shoqërua me tensione të papritura. Pesë aktivistë që mbanin një banderolë me mbishkrimin "Deri kur?" ndërhynë në sallë, duke shprehur pakënaqësinë për keqqeverisjen dhe largimin masiv të shqiptarëve nga vendi.

Përgjigja ndaj tyre ishte e dhunshme: truprojat e delegacionit, të cilët thuhet se përfshinin njerëz të afërt të zyrtarëve si Taulant Balla, Benet Beci dhe Pjerin Ndreu, u vërsulën mbi protestuesit duke i goditur me mjete të forta. Njëri prej aktivistëve përfundoi në spital, ndërsa të tjerët denoncuan dhunën dhe thanë se ishin të tronditur nga fakti që u goditën nga vetë bashkëkombësit e tyre.

“Ne nuk shitemi. Ishim aty për t’i treguar Ramës që emigrantët nuk e harrojnë Shqipërinë, por nuk pranojnë keqqeverisjen që i detyron të jetojnë larg saj,” deklaruan protestuesit. Ata u zotuan se do të vazhdojnë të kundërshtojnë sistemin aktual dhe i bënë thirrje shqiptarëve të bashkohen në këtë kauzë.

Të fundit