Flash News

Ditari i Opozitës

Tensione, shkarkime dhe referendume/ Me sa vota janë zgjedhur kryetarët e PD ndër vite

Tensione, shkarkime dhe referendume/ Me sa vota janë zgjedhur

Partia Demokratike është përfshirë nga tensione, shkarkime, referendume dhe kuvendesh. Kryedemokrati Lulzim Basha u shkarkua në 11 dhjetor me 4446 vota pro dhe mbi 43 mijë nënshkruan referendumin për largimin e tij.

Por kreu i PD nuk i njeh firmat e delegatëve dhe anëtarëve demokratë që kanë dalë në mbështetje të ish-liderit, duke i cilësuar ato nul.

Basha u rikonfirmua në krye të PD-së në qershor të këtij viti, ndërsa në garë merrnin pjesë Agron Shehaj, Edit Harxhi dhe Fatbardh Kadilli. Procesi i rizgjedhjes së tij u shoqërua nga kontestimet, pasi kandidatët e tjerë pretenduan për një proces jo të drejtë.

Zgjedhjet në PD erdhën pas humbjes së kësaj force politike në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Instituti i Studimeve Politike ka nxjerrë një tabelë, ku tregon se si janë zgjedhur kryetarët e PD-së ndër vite.

Duke nisur nga Azem Hajdari në vitin 1990 dhe deri te Lulzim Basha në muajin qershor, kryetarët janë zgjedhur me një shumicë prej 80-99% të votave, me përjashtim të zgjedhjes së Tritan Shehut në vitin 1996, i cili fitoi përballë Ferdinand Xhaferit me 60% të votave.

Sali Berisha është rizgjedhur tre herë pa asnjë rival përballë tij, ndërsa në '97 ka pasur kundërshtar Pjetër Arbnorin dhe në '99 Uran Butkën.

Tensione, shkarkime dhe referendume/ Me sa vota janë zgjedhur

Të fundit