Flash News

Ditari i Opozitës

Tensionet/ Berisha: Dërguan SKAP-in në parlament, kjo vërteton se është organizatë kriminale e drejtuar nga Rama

Tensionet/ Berisha: Dërguan SKAP-in në parlament, kjo vërteton se

Kryedemokrati Sali Berisha deklaron se pas tensioneve në Kuvend, ka shkuar një prokuror i SPAK.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes me grupin parlamentar në Kryesi, Berisha tha se kjo vërteton se SPAK është organizatë kriminale e drejtuar nga kryeministri Rama.  

Berisha: Kanë dërguar SKAP-in, kur unë u thoja ju SKAP-i, ju habiteshit, nuk e pëlqenit këtë term. Harronit faktin se unë jam ish-president, ish-kryeministër dhe gjëja e fundit që mund të thoja është kjo. Por a e dini ju se sot SKAP-i është në parlament. që nuk ka asnjë vepër penale.

SKAP-i, një organizatë e vërtetë kriminale që komandohet nga Edi Rama, është sot në sallën e parlamentit. A ndodhi një krim për SKAP-in aty, më thoni, pyesni? Duke dëshmuar se është një vegël e verbër e Edi Ramës.

Sidoqoftë, ju garantoj se këtë betejë pa kthim nuk mund të ndalojë gjer në rikthimin e plotë të të drejtave kushtetuese të deputetëve në parlament.

Ftoj popullin opozitar ta ndjekë këtë betejë dhe natyrisht deputetët janë të lidhur pazgjidhshmërisht me popullin opozitar dhe jam i bindur se në momentin e dhënë, një përgjigje mbarëpopullore, një reagim mbarëpopullor do jetë finalizimi i kësaj përpjekje.

Të fundit