Flash News

Ditari i Opozitës

Tensionet e Kosovës “shkojnë” në Kuvend, revoltohet deputeti i PD: Të dalim me një qëndrim

Tensionet e Kosovës “shkojnë” në Kuvend, revoltohet

Deputeti demokrat Asllan Dogjani është revoltuar me kryeparlamentaren Lindita Nikolla, pasi kjo e fundit i hoqi fjalën teksa Dogjani fliste për Kosovën

Deputeti u ngrit i revoltuar nga vendi dhe iu drejtua foltores të cilën e bllokoi derisa Nikolla i dha fjalën.

Dogjani tha se Kosova po përballet me një situatë të rëndë dhe se Parlamenti shqiptar duhet të dalë me një qëndrim për Kosovën. Dogjani kërkoi mbledhjen e Komisionit të Jashtëm.

“Duhet të mbajmë qëndrim për Kosovën. Kemi një situatë të agravuar në veri të Kosovës, tre policë janë rrëmbyer me forcë nga forcat e Serbisë.

I kërkoj Komisionit të Jashtëm të mblidhet në mënyrë që Kuvendit të dalë me një qëndrim dhe të dënojë këtë agravim të provokuar nga Serbia”, deklaroi Dogjani.

Të fundit