Flash News

Ditari i Opozitës

Tensionet në Kosovë, Basha: Nuk tolerohen tanket! Shqipëria të ndihmojë në zgjidhjen e situatës

Tensionet në Kosovë, Basha: Nuk tolerohen tanket! Shqipëria

Pas tensioneve në veri të Kosovës, ka reaguar edhe kryedemokrati Lulzim Basha. Në një postim në Facebook, Basha shkruan se situata në Kosovë është mjaft shqetësuese.

Basha thekson se detyra e shtetit shqiptar nuk është të heshtë, por të përdorë të gjithë mekanizmat për ta ndihmuar në zgjidhjen e situatës. “Nuk mund të tolerohen tanket dhe avionët ushtarakë që mësyjnë kufijtë e Kosovës, duke kërcënuar paqen dhe sigurinë e të gjithë rajonit”, shkruan Basha.

Postimi i plotë:

Po ndjek me shqetësim situatën e krijuar në veri të Kosovës, pas vendimit të drejtë dhe legjitim të qeverisë për vendosjen e reciprocitetit.

Aktet kriminale të ndodhura në 24 orët e fundit të frymëzuara nga Beogradi zyrtar, synojnë destabilizimin e Kosovës dhe krejt rajonit për interesat politike të Aleksandër Vuçiç.

Shpreh mbështetjen e plotë dhe të fuqishme për qeverinë e Kosovës, institucionet e saj dhe të gjithë faktorin politik të angazhuar në përballimin e kësaj situate.

Detyra e Shqipërisë, edhe si vend anëtar i NATO-s, nuk është të heshtë por të përdorë të gjithë mekanizmat e saj diplomatikë për të ndihmuar në zgjidhjen e kësaj situate. Nuk mund të tolerohen tanket dhe avionët ushtarakë që mësyjnë kufijtë e Kosovës, duke kërcënuar paqen dhe sigurinë e të gjithë rajonit.

 

Të fundit