Flash News

Ditari i Opozitës

Tensionet në Kosovë, Berisha: Tony Blair i tha John Bolton ato që dëgjoi nga Edi Rama

Tensionet në Kosovë, Berisha: Tony Blair i tha John Bolton ato që

Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur për situatën në Kosovë.

Në një intervistë në Syri tv, Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se ka qenë pas skenarëve për ndryshimin e kufijve të Kosovës. 

Ai shtoi se ato që ish-kryeministri britanik Tony Blair i tha John Bolton, janë fjalët e Edi Ramës. 

E vërteta është kjo. Nga viti 2013 deri më sot, procesi i zbatimit të marrëveshjeve mes Prishtinës dhe Beogradit, i shndërrimit të këtyre marrëveshjeve në marrëveshje normalizimi marrëdhëniesh dhe pse jo e paqeje u ndërpre. E vërteta është se prej 8-9 vitesh, është nacionalizmi i verbër serb i Beogradit që dikton në procesin e negociatave mes Prishtinës dhe Beogradit. Këtij nacionalizmi të verbër dhe tezave të tij, në periudha të caktuara i’u bashkuan verbërisht edhe shqiptarët. Kjo është sepse, në Ballkan është moda që të akuzojnë të huaj se ata na i sjellin. Por e vërteta është se u bashkuan shqiptarët me ato tezat e Serbisë së Madhe.

E vërteta është se Aleksandër Vuçiç deklaroi në mënyrë publike dhe të hapur para 3 vitesh në 3 komunat e veriut të Kosovës, se Serbia do të bëhet më e madhe, dhe do të bëhej në territorin e Kosovës. Kanë qenë projektet e nacionalizimit të verbër serb që u shndërruan në ‘forcën e drejtimit’. Pas kësaj të ndryshimit të kufijve, doli ‘Ballkani i Hapur’. Për fat të keq, për shkak të koluzionit të Beogradit me faktorin shqiptar, e them edhe njëherë për shkak të, këtu u implikua edhe faktori ndërkombëtare.

Ju lexoni këto ditë se Toni Blair i tha John Bolton për ndarjen e kufijve. Çfarë do të thotë kjo. Toni Blair i tha ato që i ka thënë Edi Rama. Po pse shprehën habi analistët dhe gazetarët shqiptarë, kur atë e ka thënë Edi Rama me dhjetëra herë. Pra kur e thotë ky i tyre që duhet të jetë kundërshtari numër 1 e harrojnë dhe merren me atë që paska bërë një këshilltar i paguar që është Toni Blair, i paguar nga Rama apo Vuçiç nuk e di.

Pra prej 8 vitesh procesi u përcaktua nga nacionalizmi serb. Tani të vijmë tek shqiptarët. Ka një përpjekje të padiskutueshme për vendosjen e një barazie. Mendoj se shqiptarët kanë dy detyra themelore në këtë proces, nuk janë pa detyra.

Ata shqiptarë që mendojnë të shmanget marrëveshja, ata absolutisht janë dritëshkurtër, pa vizion, për të mos thënë se për marrëveshje nuk është i interesuar Beogradi. Shqiptarët janë dhe duhet të jenë të interesuar për marrëveshje. Në gjithë morinë e deklaratave dhe negociatave të deritanishme unë shquaj tre elemente shumë thelbësore; plani franko-gjerman është një plan realist që çon në normalizimin e marrëdhënieve. E cilësoj absolutisht të drejtë, kërkesën e qeverisë së SHBA-së për zbatimin e marrëveshjeve të firmosura, ‘pakta sull servanta’. Parimi i vjetër që mbahet edhe sot është shumë i fuqishëm, nuk mund të shkelmosh atë që ke firmosur. Së treti ajo që unë lexova më shumë”, tha Berisha.

 

Të fundit