Flash News

Ditari i Opozitës

Tensionet në Kosovë, Fatmir Mediu: Të thirret urgjentisht Këshilli i Sigurisë, Shqipëria s’mund të mbajë këtë pozicion

Tensionet në Kosovë, Fatmir Mediu: Të thirret urgjentisht

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka kërkuar që presidenti i Shqipërisë të thërrasë sa më parë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Sipas tij, Shqipëria nuk mund të mbajë këtë qëndrim, që ka qenë thuajse një heshteje ndaj zhvillimeve në shtetin tjetër shqiptar.

“Vendosja e mbi 5000 trupave Serbe në kufi me Kosovën me gjthë mjetet luftarake është qartësisht agresioni ushtarak, është e njëjta sjellje si e Rusisë me Ukrainën. Cfarë duhet të ndodh më që të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare?

Presidenti pavarësisht se Këshill ka kohë që ka dalë nga funksioni i tij Kushtetues duhet ta thërras urgjent atë dhe të përcaktojë detyrimet e qeverisë, shërbimeve inteligjente dhe atyre diplomatike për këtë situate”, shkruan Mediu në rrjetet sociale.

Më tej shton se çfarë po pret kryeministri Edi Rama që ta shtojë çështjen në NATO. Kujtojmë se edhe Kosova ka kërkuar vazhdimisht që Shqipëria të jetë zëri i saj, aty ku ajo nuk ka akses.

“Konsultimi dhe kordinimi me vëndet e tjera të NATOS në ballkan është domosdoshmëri, sepse jo vetëm situata në Kosovë, por dhe ajo në BiH, në Malin e Zi dhe shpenzimet ushtarake të Serbisë me mbëahtetjen e Rusisë dhe Kinës, janë tashmë një shqetësim real për vendet e Ballkanit, por dhe për aleatët tanë

Në bashkëpunim me SHBA dhe vëndet e tjera partnere duhet kjo cështje të shtrohet në Këshillin e Sigutisë së OKB.Serbia dhe Vucic po ndjekin qartësisht udhëzimet e Rusisë dhe Putinit për të realizuar qëllimet e tyre në Ballkan si dhe për të krijuar një konflikt në rajon, pjesë e strategjisë të deklaruar të Rusisë”, shton Mediu.

Të fundit