Flash News

Ditari i Opozitës

Tensionet në Kosovë, Meta: Përgjegjësi për provokimet e Serbisë është Edi Rama

Tensionet në Kosovë, Meta: Përgjegjësi për provokimet e

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur për tensionet në veri të Kosovës, duke theksuar se përgjegjësia kryesore është e Beogradit.

Meta gjithashtu bëri fajor kryeministrin Edi Rama, që sipas tij, ka mbështetur politikat provokuese të Beogradit. Ndër qëndrimet e gabuara të Ramës, kreu i PL-së, evidentoi përfshirjen e Shqipërisë në nismën “Ballkani i Hapur”.

Sipas tij, paqartësitë e Tiranës zyrtare për disa çështje, nuk i kanë shërbyer forcimit të pozitës së Kosovës.

“Kërcënimi i vetëm për qytetarët e veriut të  Kosovës janë këto banda që ushtrojnë atje një aktivitete të caktuar. Përgjegjësia është e Beogradit që u mban gjallë dhe i aktivizon sa herë kërkon të krijojë situate artificiale.

Ai u shpreh se përgjegjës për politikën provokuese të Serbisë është edhe kryeministri i vendit tonë Edi Rama, cili ka mbështetur iniciativat e Beogradit duke i dhënë atij dominim në rajon. Ai shtoi se paqartësitë e Tiranës zyrtare nuk i kanë shërbyer forcimit të pozitës së Kosovës por e kanë vendosur atë në trysni të panevojshme për t’u bërë pjesë e nismës Ballkani i Hapur.

Nëse Beogradi ka vazhduar një politikë të vazhdueshme provokimi, përgjegjësi ka edhe kryeministri i Shqipërisë që ka qenë shoqërues i Vuçiç në iniciativat për t’i dhënë dominim Serbisë në rajon.

Shpesh paqartësitë e Tiranës zyrtare për disa çështje mendoj se nuk i kanë shërbyer as vetë forcimit të pozitës së Kosovës duke vendosur atë në trysni të panevojshme për ta përfshirë në Ballkanin e Hapur. Apo edhe raste të tjera për të ndihmuar Serbinë që të duket si vend konstruktiv dhe për të bërë që Kosova të duket sikur është kundër bisedimeve. Serbia i shfrytëzoi këto vite për të marrë sa më shumë lekë nga BE dhe për t’u larguar nga politika e BE”, deklaroi Meta në RTSH.

Të fundit