Flash News

Ditari i Opozitës

Tensionet në Kuvend, Meta: Të vendosur në aksionin opozitar

Tensionet në Kuvend, Meta: Të vendosur në aksionin opozitar

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë sot në një konferencë për mediat ku ka folur për situatat e fundit të krijuara në Kuvend.

Meta ka treguar edhe qëndrimin që do të mbajë PL për tensionet e krijuara. Ai tha se do të qëndroj në mbështetje të aksionit opozitar, sa i takon edhe çështjes së komisioneve hetimore.

“Së pari, ju e keni parë se përgjegjëse e kësaj krize, është vetëm drejtimi i telekomanduar nga kryeministri. Së dyti PL qëndron e vendosur në këtë aksion të opozitës, përsa i takon çështjes së komisioneve hetimore, për sa i takon përfaqësimit të duhur, për sa i takon zhbllokimit në parlament për iniciativat ligjore që janë bllokuar nga maxhoranca. Qëndrojmë me të gjithë kolegët opozitarë”, tha Meta.

 

Të fundit