Flash News

Ditari i Opozitës

Tensionet në Kuvend, reagon Topalli: S’ka ndodhur kurrë që Kryetari i Kuvendit të caktojë kush është grup parlamentar e kush jo

Tensionet në Kuvend, reagon Topalli: S’ka ndodhur kurrë që

Ish kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli ka reaguar pas tensioneve të krijuara në seancën e sotme në Kuvend, për shkak se deputetët e PD debatuan me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

Deputetët Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Tritan Shehu bllokuan foltoren duke i kërkuar llogari kryeparlamentares për përjashtimin e tyre nga grupi parlamentar i PD-së.

Në një reagim në Facebook, Topalli shkruan se nuk ka ndodhur kurrë më parë që Kryetari i Kuvendit të caktojë kush është grup parlamentar e kush jo.

“Po shoh seancen plenare… Kurre nuk ka ndodhur qe Kryetari i Kuvendit te caktoje se kush eshte grup parlamentar e kush jo; kush eshte ne grup parlamentar e kush jo; kush eshte me PD e kush nuk eshte.

Kush deputet duhet te flase e kush jo;

Seancen parlamentare e drejton vetem Rregullorja e Kuvendit. E rregullorja ka te qarte  si dhe Kushtetuta se maxhoranca nuk cakton opoziten.

E ka te qarte se nje deputet eshte i pavarur kur ai ka deshire te jete i pavarur, e jo kur don Kryeministri apo shërbëtorët e tij .

Nderhyrja e maxhorances per t’i mbyllur gojen opozites eshte gjeja me antodemokratike me qellim vrasjen e opozites e vazhdimin e teatrit me ndonje deputet fals!”, shkruan Topalli.

Të fundit