Flash News

Ditari i Opozitës

Tensionet në Kuvend, Teliti: Ngritja e komisioneve është e drejtë kushtetuese

Tensionet në Kuvend, Teliti: Ngritja e komisioneve është e

Dorian Teliti, këshilltar për ekonominë dhe financat  në PD ka diskutuar në lidhje me projektbuxhetin 2024 por edhe për tensionet mes mazhorancës dhe opozitës.

Teliti tha në studion e Faxnews se ngritja e komisioneve, është e drejtë kushtetuese. Ndaj sipas tij të gjitha çfarë kanë ndodhur javët e fundit ka të bëjë se mazhoranca nuk po respekton Kushtetutën.

Teliti: Situata aktuale e krijuar nga mosrespektimi nga mazhoranca të Kushtetutës, që i ka hequr të drejtën e zerit opozitës sjell me mjete demokratike këto, pasi objektivi i mazhorancës është të mos ketë debate, hetime. Ngritja e komisioneve është e drejtë kushtetuese.

Neve shohim qarte situatën. Mbledhjet online, është në shkelje të rregullores së Kuvendit, që bëhën në dy raste, në gjendje lufte dhe të jashtëzakonshme. Është shkelje  totale e të drejtave tona.

Në lidhje me projektbuxhetin 2024, Teliti u tregua kritik, duke thënë se nuk ju vjen në ndihmë shtresave në nevojë.

Teliti: Të varfer dhe më të dërrmuar nesër. Këta japin 3 here më pak fonde se sa jepnim ne në 2012. Nëse arsimi, shëndetësia, bujqësia merr më pak, kush përfiton? Më pak për ndihmën ekonomike.

Për turizmin ky projektbuxhet nuk ka asgjë. Ca ka ky projektbuxhet që të stopojë fenomenin e largimin masiv të shqiptarëve? Kanë ikur mjekët, infermierët. Po ikën truri, shtylla kurrizore e një shoqërie.

Të fundit