Flash News

Ditari i Opozitës

Tensionet në MEK, Berisha për Fox News: Rama i sulmoi për të qetësuar regjimin iranian

Tensionet në MEK, Berisha për Fox News: Rama i sulmoi për të

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha,në një intervistë për Fox Neës Digital  foli për aksionin e policisë në MEK.

Berisha ka deklaruar për gjigantin mediatik se ka kërkuar në seancën parlamentare të pak ditëve më parë, dorëheqjen e Ministrit të brendshëm Bledi Çuçi pasi përplasjet në kampin e MEK sollën vdekjen e një personi dhe plagosjen e 100 të tjerëve.

“Nuk kam asnjë dyshim se bastisja ishte një përpjekje për të qetësuar regjimin iranian. Kam kërkuar në Kuvend që ministri i Brendshëm Bledi Çuçi të japë dorëheqjen sepse një person është vrarë dhe janë plagosur mbi 100 persona”

Përpos bastisjes së policisë në kampin e MEK, Fox News i ka kushtuar vëmendje edhe sanksionimit të ish-kryeministrin Berisha 2021 nga Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbi dyshimet për përfshirje në korrupsion të rëndësishëm. Berisha ka mohuar kategorikisht akuzën për korrupsion.

Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar se informacioni i rremë i ngritur ndaj tij buron nga miliarderi George Soros dhe kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë ish-kongresmeni Lee Zeldin duke folur për Fox News akuzoi administratën Biden për ndëshkimin e Berishës sepse ai është aleat i republikanëve dhe kundërshton Sorosin ultra-liberal.

Të fundit