Flash News

Ditari i Opozitës

Tensionet në protestë, Noka: Ndërhyrja e narkopolicisë, më e rëndë se në regjimin e Ayatollahut

Tensionet në protestë, Noka: Ndërhyrja e narkopolicisë,

Protesta e  opozitës u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe forcave policore.

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, akuzoi ashpër kryeministrin Edi Rama se ka shndërruar Policinë e Shtetit në një “organizatë kriminale”.

Në një prononcim për mediat, Noka deklaroi se qeveria po e përdor policinë për të shtypur opozitën, duke e krahasuar situatën me regjime autoritare. “Barbaria nuk është parë as në regjimin e Ajatollahut. Frika e Ramës ka kthyer policinë në një organizatë kriminale. Por nuk ka Ajatollah Surreli që e ndalon opozitën”, tha ai.

Deputeti demokrat bëri një paralele të fortë mes mjeteve të përdorura kundër protestuesve dhe mungesës së tyre në një emergjencë civile të fundit. “S’kanë ujë për të fikur flakët tek pallatet e ‘Arlis’, por e përdorin kundër opozitës. As pajisjet që nuk i përdorin atje, nuk i kursejnë ndaj nesh”, theksoi Noka.

Ai veçoi dhe akuzoi drejtpërdrejt disa drejtues të lartë të policisë, duke i quajtur përgjegjës për dhunën. “Drejtori i policisë, Skënder Hita, do të jetë përgjegjësi kryesor për këtë terror,” tha ai, duke paralajmëruar edhe drejtorin e Policisë së Tiranës, Enton Allushi, dhe nëndrejtorin Sokol Bizhga, se do të konsiderohen “pjesë e organizatës kriminale”.

 

Të fundit