Flash News

Ditari i Opozitës

Tensionet në Theth, Berisha: Mbështetje banorëve për qëndresën ndaj terrorit të Ramaduros

Tensionet në Theth, Berisha: Mbështetje banorëve për

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje me aksionin e shembjes së objekteve në Theth, ku punonjësit e Policisë janë përplasur edhe me përfaqësues të opozitës. 

Në një postim në rrjete sociale, Berisha shkruan se vartësit e Ramës po pengojnë nënkryetarin e PD dhe anëtarin e Kryesisë së PD deputetët Boçi dhe Spahia të komunikojnë me qytetarët.

Kreu i PD-së thotë se dënon me forcën më të madhe aksionin e shembjes së objekteve ndërsa thekson mbështetjen e tij për banorët e zonës. 

Reagimi i Berishës

Më të zi se pushtuesit, fallangat e Ramaduros rrethojnë Thethin me tela me gjemba! Pengojnë Nënkryetarin e PD dhe anëtarin e Kryesisë së PD deputetët Boçi dhe Spahia të komunikojnë me qytetarët!

Edhe njëherë dënoj me forcën më të madhe terrorin e Ramaduros dhe fallangave të tij të krimit ndaj banorëve të Thethit. Mbështetje të plotë banorëve për qendresën e tyre ndaj krimit dhe terrorit shtetëror.

Të fundit