Flash News

Ditari i Opozitës

Tensionet në Theth, Tabaku akuza qeverisë: Paketa e Maleve nuk po zgjidh, po grabit pronat e banorëve në veri

Tensionet në Theth, Tabaku akuza qeverisë: Paketa e Maleve nuk po

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me tensionet e krijuara pas aksionit të IKMT për shembjen e disa ndërtimeve pa leje në zonën turistike.

Sipas saj, situata është e lidhur me zbatimin e ligjit të njohur si “Paketa e Maleve”, të cilin ajo e cilëson si të diskutueshëm në mënyrën sesi aplikohet në terren.

“Paketa e Maleve nuk po zgjidh, por po grabit pronat e banorëve në veri. Është një ligj që po përdoret për të favorizuar të njëjtët klientë të përhershëm përmes modelit të investimeve strategjike. Qeveria e ka shitur këtë ligj si zgjidhje, por në realitet është kthyer në mjet për shkatërrim e pasiguri,” u shpreh nder të tjera Tabaku.

Të fundit