Ditari i Opozitës

Tensionet në tregun e Kombinatit, Balliu: Këtu po shitet dr*gë e nuk po thotë gjë kush

Tensionet në tregun e Kombinatit, Balliu: Këtu po shitet dr*gë e

Tregtarët e Kombinatit janë përplasur me zyrtarë të Bashkisë Tiranë, që synon t’i largojë nga hapësirat ku ata kanë tregtuar fruta dhe perime për vite të tëra. Sipas tregtarëve, ky veprim është i padrejtë dhe po shkatërron burimin e tyre të vetëm të jetesës.

Koordinatori i PD për rajonin e Tiranës Klevis Balliu reagoi nga tregu i Kombinatit se qeveria do që t’ua japë tezgat njerëzve të vet në prag të Zgjedhjeve. 

"Tregtarët kanë 30 vjet që shesin në këtë treg. Ky treg sa vjen e tkurret. Në prag të zgjedhjeve, ua japin tezgat njerëzve të vet. Po vijuat kështu, do shkoni tek drejtorët. Lërini budallaqet, jo po shet qepë e po shet pras. Këtu po shitet drogë e nuk po thotë gjë kush", u shpreh Balliu. 

Të fundit