Flash News

Ditari i Opozitës

Tensionet në Veri, Berisha: Vuçiç kërkon të hapë një konflikt të ri në rajon

Tensionet në Veri, Berisha: Vuçiç kërkon të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish lidhur me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se presidenti serb Aleksandër Vuçiç po kërkon të hapë një konflikt në rajon, në shërbim të Rusisë.

“Presidenti i serbomadhisë, Aleksandër Vuçiç, ka përqendruar trupa të shumtë ushtarake dhe policore në kufi me Kosovën, i ka vendosur ato si asnjëherë më parë në gjendje gatishmërie luftarake të shkallës më të lartë dhe çdo tre orë trillon vetë lajme të rreme mbi incidente dhe zhvillime të pandodhura në veri të Kosovës me qëllim që të mund t'i përdorë ato si pretekst për të nisur një luftë në veri të Kosovës.

Ndërkohë në terren bandat e armatosura kriminale serbe dhe mercenarët e Ëagnerit, shtojnë barrikadat, hedhin granata dhe shkrehin breshëri kundër gazetarëve, rrëmbejnë qytetarë serb por edhe shqiptarë.

Duke shprehur mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike për Kosovën dhe autoritetet dhe popullin e saj, dënoj me forcën më të madhe veprimet luftënxitëse të ‘Putinit të vogël’ të Beogradit, që janë të koordinuara me ‘Putinin e madh’ të Kremlinit, si akte që kanë për qëllim sabotimin, pa u shtruar për negociata të planit Franko - Gjerman për marrëveshjen Prishtinë-Beograd, duke hapur një konflikti të ri në rajon.

I bëj thirrje Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe Bashkimit Europian të ndërhyjnë me urgjencë për bllokimin e skenarit të Beogradit, të mbështetur nga Rusia, të një konflikti të rrezikshëm në rajon”, shkruan Berisha.

 

Të fundit