Flash News
Bazat detare për oligarkët/ Berisha: Pronat e ushtrisë e bënë Bajram Haramin President
Socialistët refuzojnë dy amendamentet e Berishës për projektbuxhetin 2025
Berisha: Si mund të votohet buxheti 8.2 miliardë dhe të mos vendoset minimumi jetik 200 euro për shqiptarët?
Berisha flet nga Kuvendi, mesazh mazhorancës: Unë erdha, ju e dini vetë
Ra nga lartësia në banesën e tij, humb jetën 63-vjeçari në Tiranë
Tensionet në Veri, Berisha: Vuçiç në bashkëpunim me Kremlinin kërkon destabilizimin e Kosovës
Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar sërish për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.
Në një postim në facebook, Berisha shkruan se presidenti serb Aleksandër Vuçiç kërkon destabilizimin e Kosovës.
“Presidenti i serbomadhisë ka angazhuar falangat e tij kriminale të dërguara nga Beogradi dhe bandat serbe lokale, në veprime të dhunshme kundër ushtarëve të KFOR-it, gazetarëve dhe policisë së Kosovës që po mbajnë rendin dhe sigurinë në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Gjatë shpërndarjes së protestuesve serbë në këto komuna, ushtarët e KFOR-it janë sulmuar nga kriminelë me maska, me dhjetëra shok-bomba, mjete të forta dhe lëndë të tjera djegëse, shishe molotov, janë dëgjuar dhe të shtëna me armë.
Gazetarët e Radios “Evropa e Lirë” kanë njoftuar se janë parë disa ushtarë të plagosur të KFOR-it dhe një veturë e këtyre njësive duke u djegur nga mjetet shpërthyese që janë hedhur. Ndërkaq, gazetarët në Zveçan raportojnë se një pjesë e madhe e protestuesve serbë janë shpërndarë pas ndërhyrjes së KFOR-it.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë skenar të bashkërenduar të Beogradit me Kremlinin, sulmet kriminale të falangave të gangsterëve serb kundër KFOR-it, ushtarëve të tij, gazetarëve dhe policisë së Kosovës”, shkruan Berisha.