Flash News

Ditari i Opozitës

Tensionet në veri të Kosovës, Berisha dënon heshtjen e ndërkombëtarëve: Pse është i rrezikshëm ky qëndrim

Tensionet në veri të Kosovës, Berisha dënon heshtjen e

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës. Ai thekson se pas këtij skenari të rrezikshëm fshihet Aleksandër Vuçiç.

Berisha ndalet te heshtja e faktorit ndërkombëtar. Sipas tij është e paprecedentë dhe papranueshme të mos reagosh ndaj situatës.

“Por ajo që është e paprecedent është mos dënimi, madje edhe njëfarë justifikimi me heshtje i zhvillimeve në veriun e Kosovës nga faktori ndërkombëtar, përfshi këtu të deleguarit e BE dhe SHBA për bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë. Po rikujtoj këtu heshtjen jo parimore ndaj sulmit me bomba kundër gazetarëve dhe ekipeve televizive të Prishtinës në Rudar, plagosjen e policit nga bandat e armatosura në veri etj”, shkruan Berisha.

Ky i fundit analizon edhe rrezikun e këtij qëndrimi. Ndër të tjera ai evidenton se “ballkanizimi i diplomacisë” dëmton Kosovën.

“Krijimi i idesë së indiferencës ndaj veprimeve të banditëve dhe kriminelëve të armatosur serb që bllokojnë rrugët, sulmojnë me armë zjarri policinë dhe hedhin granata ndaj mediave, shpreh në këtë rast fort delikat njëlloëj ballkanizimi të diplomacisë ndërkombëtare, një gabim jo i vogël ky me pasoja të shumëanëshme, nga i cili përfitojnë vetëm bandat e armatosura dhe arkitekti i skenarit destabilizues Aleksander Vuçiç, i cili kësaj rradhe po i përdor ato me qëllim që të sigurojë propozimin serioz Franko-Gjerman.

Asnjë marrëveshje, asnjë progres nuk mund të arrihet duke u mbështetur apo mirëkuptuar aktet antiligjore të bandave të armatosura dhe veprimet e tyre kriminale që dhunojnë rendin dhe ligjin. Tolerimi i tyre hap një spiral shumë të rrezikshëm, moleps klimën e bisedimeve për marrëveshje, dëmton imazhin e autoriteteve të Kosovës para qytetarëve të saj, por dhe të atyre ndërkombetarë, pasi shpreh njëllojë ballkanizimi të diplomacise së tyre që nuk ndihmon, por dëmton procesin e dialogut dhe negociatave”, thekson kryedemokrati.

Nisur nga kjo, kryedemokrati i bën thirrje Bashkimit Europian dhe SHBA-së të dënojnë skenarin destabilizues të Beogradit në veriun e Kosovës, me të cilin Vuçiç, sipas Berishës, kërkon të dështojë pa filluar negociatat mbi propozimin e fundit franko-gjerman për marrëveshje midis dy vendeve.

Të fundit