Flash News

Ditari i Opozitës

Tensionet për fyerjen ndaj Vokshit, opozita braktis seancën parlamentare

Tensionet për fyerjen ndaj Vokshit, opozita braktis seancën

Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë është shoqëruar me tensione dhe debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës, duke çuar në braktisjen e sallës nga deputetët e opozitës. Situata u përshkallëzua gjatë diskutimeve në Parlament, kur kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, nga foltorja po fliste lidhur me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian pa të drejtë vetoje.

Gjatë fjalës së tij, Balla ironizoi deputetët e opozitës duke thënë se ata nuk ishin pyetur nga qeveria për këtë mundësi, ndërsa një koment i tij ka ndezur reagime të menjëhershme në sallë. Ai iu drejtua deputetes demokrate Albana Vokshi me shprehjen: “për ty Albana kam numrin 0900”, deklaratë që u konsiderua fyese nga opozita.

Pas kësaj deklarate, deputetët e opozitës reaguan ashpër, duke kërkuar edhe përjashtimin e Ballës nga seanca. Mes protestave dhe debateve në sallë, opozita vendosi të braktisë seancën parlamentare, ndërsa tensionet vijuan për disa minuta në Kuvend.

 

Të fundit