Flash News

Ditari i Opozitës

Tensionet te Kryesia e Kuvendit, Meta: Dënoj militarizimin e Kuvendit

Tensionet te Kryesia e Kuvendit, Meta: Dënoj militarizimin e Kuvendit

Kreu i PL, Ilir Meta ka reaguar pas situatës së tensionuar te Kryesia e Kuvendit, ku Garda nuk lejoi disa deputetë demokratë të hynin brenda.

Meta dënon militarizimin e Kuvendit teksa thotë se asgjësimi i të drejtave të kushtetuese të opozitës, është sulm ndaj pluralizmit politik.

Kreu i PL shton se kriza nuk zgjidhet duke rreshtuar Gardën, por me Kushtetutë.

Postimi:

Dënoj me ashpërsi militarizimin e institucionit më të rëndësishëm të Republikës, Kuvendit të Shqipërisë.

Asgjësimi i të drejtave kushtetuese të opozitës është sulm ndaj pluralizmit politik dhe llogaridhënies para qytetarëve.

Partia e Lirisë mbështet vendosmërisht qëndrimin e opozitës e në veçanti:

Garantimin e ngritjes të komisioneve hetimore në Kuvend;

Të drejtën e opozitës për të zgjedhur përfaqësuesit e saj në Komisionin e Reformës Zgjedhore;

Garantimin e shqyrtimit të të gjitha projektligjeve që opozita ka depozituar në Kuvend dhe që bllokohen prej vitesh.

Deputetët e opozitës përfaqësojnë zërin e mbi 700 mijë qytetarëve të cilët kanë të drejtë të dëgjohen.

Kjo krizë e rëndë nuk zgjidhet me Gardën e Republikës por me respektimin e Kushtetutës dhe Rregullores të Kuvendit, si baza e funksionimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Të fundit