Flash News

Ditari i Opozitës

“Tentativa ndaj Bernard Ndrecës si ato të mafies siciliane”, Noka: Shqipëria është nën kthetrat e krimit

“Tentativa ndaj Bernard Ndrecës si ato të mafies

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ishte i pranishëm në banesën e Benard Ndrecës, një ditë pas atentatit ndaj tij mëngjesin e së martës (11 prill).

Në një prononcim për mediat ai u shpreh se “tentativa për likuidimin e Benard Ndrecës të kujton skenat e mafies në Siçili”, duke theksuar se përgjegjës të vetëm janë kryeministri Rama dhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Noka shtoi se Vau i Dejës është kthyer në çiflig krimi, ku qytetarët po terrorizohen ndërsa i bëri thirrje Ramës: “Ti dhe falangat e krimit nga opozita dhe fushata”.

“Erdhëm për ti shprehur mbështetjen e deputetëve të PD-së, të opozitë për aktin terrorist që u realizua kundrejt djalit të kësaj familje. Është terrorizëm politik, i shtetit, pushtetit ndaj opozitës. Ndreca është kryetari i PD-së në Vaun e Dejës. E gjitha është politike. Tentativa për të likuiduar kryetarin e PD-së na kujton skenat e mafies në Sicili në vitet ’70-’80."

"Ky është shteti i Edi Ramës. Pritëm 24 orë që ai të reagonte, që qeveria të reagonte. Pas aktit terrorist politik që u realizuar ndaj Ndrecës, Rama nuk belbëzoi asnjë fjalë. Kjo tregoi se ai është përgjegjësi, ka vetëm një përgjegjës Rama dhe mëkëmbësi i tij i familjes Çuçi për atentatin politik ndaj kryetarit të opozitës."

"Institucionet ndërkombëtare duhet të reagojnë. Shqipëria është nën kthetrat e krimit. Nuk ishte imagjinuar kurrë që të ndodhte kjo gjë në një vend demokratik. Shqipëria është nën kthetrat e një regjimi kriminal që drejtohet nga Rama."

"Në Vaun e Dejës mafia e Ramës i ka shtrirë rrënjët thellë. Është në panik se humbjen e ka të sigurtë. Qytetarët e refuzojnë dhe do ta refuzojnë, dhe nuk i ka mbetur gjë tjetër përveçse të sillet si mafia. Përgjegjësia bie vetëm mbi Ramën dhe Çuçin, askënd tjetër."

"Këtu ka vetëm një komisariat që është falangë e krimit, terrorizon qytetarët dhe pastaj i shoqëron në Komisariat e i nxjerr në telefon kryetarin e PS. Është kthyer në çiflig krimi. Ramës i themi larg duart ti dhe falangat e krimit nga opozita dhe fushata. Nuk mund të niste më keq se ka nisur fushata. Kjo ka ndodhur vetëm në qeverinë e krimit të Ramës”, tha Flamur Noka.

 

Të fundit