Flash News

Ditari i Opozitës

“Të përgatisim partinë për zgjedhje”, zbardhen mesazhet që dha Basha në mbledhjen e Kryesisë

“Të përgatisim partinë për zgjedhje”, zbardhen

Menjëherë pas mbajtjes së Kuvendit Kombëtar, Lulzim Basha ka mbledhur kryesinë në seli dhe mediat kanë zbardhur mesazhet e para të kryedemokratit ndaj anëtarëve të kryesisë. 

Në këtë mbledhje, Basha i ka falënderuar për sakrificën pa kushte, teksa është shprehur se tashmë do të përgatiten për shtrirjen në terren me qëllim organizimin e partisë dhe përgatitjet për zgjedhje. 

Dy mesazhet që dha Basha: 

Mirënjohje e jashtëzakonshme për sakrificën tuaj në kushte të jashtëzakonshme. Pavarësisht gjithçkaje, 5004 delegate te pranishëm ishin për shkak te sakrificës shumë të madhe të demokrateve.

Përgatitje për shtrirje në terren në funksion të organizimit të partisë dhe përgatitjen e partisë për zgjedhje.

Të fundit