All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Tërhiqen nga gara kandidati i PD-së dhe 40 të përzgjedhur për këshilltarë në Korçë

All - Paragraf - 1

Tërhiqen nga gara kandidati i PD-së dhe 40 të përzgjedhur

Është tërhequr kandidati i PD-së zyrtare në Korçë Gjergji Gjata, për zgjedhjet e 14 majit. Nga gara janë tërhequr po ashtu dhe 40 kandidatët për Këshillin Bashkiak.

All - Paragraf - 3

Bëhet me dije se ky vendim është marrë, pasi sipas tyre ka mungesë të procedurave vendimmarrëse në organet drejtuese të PDSh lidhur me kandidimet, si dhe për shkelje të integritetit dhe dinjitetit të të gjithë kandidatëve, cenuar nga vendime personale dhe jo kolegjiale.

“Ju informojmë se unë si kandidati për Kryetar i Bashkisë Korçë dhe 40 kandidatë për Këshillin Bashkiak, të partisë politike PDSh, tërhiqemi nga gara elektorale (në mënyrë të parevokueshme) për Zgjedhjet Vendore 2023, për mungesë të procedurave vendimmarrëse në organet drejtuese të PDSh lidhur me kandidimet, si dhe për shkelje të integritetit dhe dinjitetit të të gjithë kandidatëve, cenuar nga vendime personale dhe jo kolegjiale. Urojmë më të mirën për Korçën dhe suksese për kandidatët më të mirë në të gjithë vendin. Procedurën zyrtare do e kryejmë sipas rregullave që parashikon ligji, pranë KQZ.”

Të fundit