Flash News

Ditari i Opozitës

“Tërhiquni nga pasaportat e arta”, Tabaku: Arrestimi i Allës? Drejtësia të veprojë sa më shpejt

“Tërhiquni nga pasaportat e arta”, Tabaku: Arrestimi i

Jorida Tabaku ka vënë në dukje në seancën e sotme parlamentare, problemin e madh në vendin tonë, atë të korrupsionit masiv. Deputetja e Partisë Demokratike përmendi arrestimin e kryebashkiakut të Bulqizës, që ishte denoncuar më përpara nga opozita dhe SPAK ka lëshuar vetëm dje urdhër-arresti për të. Per këtë ajo ftoi drejtësinë te veproje më shpejt.

Ajo gjithashtu i bëri thirrje qeverisë të tërhiqet nga amnistia fiskale dhe nga nisma për “pasaportat e arta”.

“Angazhimi i sotëm është jo vetëm dëshmi e asaj çfarë kemi vepruar dje, por edhe premtim për atë që do të veprojmë nesër në qeverisje. “Që për fatin e keq, këtë energji dhe përkushtim tonin nuk e kam parë tek qeveria shqiptare në këto 10 vite. Kemi një bilanc të paradave dhe arritjeve fiktive të kësaj qeverie se sa një entuziazëm dhe energji për të çuar procesin përpara."

"Kemi një përkushtim më shumë tek propaganda dhe fishekzjarrët në sheshin “Skënderbej” si verën e shkuar, se sa një angazhim serioz për t’u përballur me sfidën transformuese të vendit. Ne, po përballemi me kohë tejet të vështira dhe rrugëtimi në integrimin Europian nuk është një proces kapriçoje, por në të vërtetë një proces bazuar në merita dhe arritje të prekshme."

"Kur raportet e Bashkimit Europian flasin për domosdoshmëri në përmbushjen e kritereve, nuk mund të fshihemi pas propagandës por duhet të përveshim mëngët për t’i përmbushur ato,”-tha Tabaku. Qeveria shqiptare po tregon jo vetëm mungese vullneti, sikurse nxjerrin ne pah progres raportet, por nismat e qeverise sikurse janë amnistia fiskale, pasaportat e arta dhe projekti i Portit të Durrësit, rrezikojnë të kthejnë pas këtë proces për vendin tonë”, tha Tabaku.

Të fundit