Flash News

Ditari i Opozitës

‘Territorialja’/ Zhupa kërkon të hiqet nga rendi i ditës zhbërja e barazisë: PS nuk mund të na imponojë

‘Territorialja’/ Zhupa kërkon të hiqet nga rendi i

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kërkuar që pika për votimin e ndryshimit të formulës së komisioneve të posaçme të hiqet nga rendi i ditës në Kuvend.

Zhupa theksoi se pika nuk është votuar në Konferencën e Kryetarëve dhe se mbledhja është thirrur pa dakordësi mes dy bashkëkryetarëve.

Deputetja shtoi se PD ka qenë gjithmonë e gatshme për të qëndruar pas vendimeve të marrë bashkërisht në Kuvend dhe për të bërë reformën territoriale, duke kritikuar PS për përpjekjet për të imponuar vendime njëanshme.

“Dua të kujtoj mazhorancën që në Konferencën e Kryetarëve nuk është votuar as pro as kundër për një vendim të tillë. Është marrë vendim dhe me propozimin e kreut të grupit të PD që kjo do të shtyhet dhe do të kishim mundësi për të diktuar për territoriales. Nuk është votuar në Konferencën e Kryetarëve. Diçka e pavotuar në Konferencën e Kryetarëve nuk  mund të futet për votim në seancë plenare.

PD ka qenë gjithmonë e gatshme për ti qëndruar vendimit që ka votuar këtu në Kuvend bashkërisht, për të bërë reformën territoriale, ju e bëtë njëherë në mënyrë të njëanshme në vitin 2014 dhe e pranoni që ka qenë e dështuar.

Nëse do bëjmë një reformë që t’i shërbejë qytetarëve, qëndrojini vendimit që ka marr parlamenti me ndihmën dhe të ndërkombëtarëve për të pasur kryesinë dhe për të vendosur duke dëgjuar ekspertët. Tërhiqeni atë projektvendimin që keni futur pa rregullore dhe janë 2 bashkëkryetarë që duhet të bashkërendojnë për mbledhjet. Nuk mundet PS t’i imponohet PD. Ndaj janë 2 bashkëkryetarë. Dhe në mbledhjet e komisioneve të zakonshme bashkërendojmë me njëri tjetrin”, tha Zhupa.

Të fundit