Flash News

Ditari i Opozitës

“Terroristë të kuq”, Berisha: Rama ka nisur që tani manipulimin e zgjedhjeve por ne nuk do t'i bojkotojmë

“Terroristë të kuq”, Berisha: Rama ka nisur që tani

Kreu i PD, Sali Berisha deklaron se partia në pushtet ka nisur që tani punën për manipulimin e zgjedhjeve vendore 2023.

Në një takim me krerët e degëve të PD në rrethe, Berisha tha se Rama ka a angazhuar që tani pantronazhistët, të cilët ia cilësuar si ‘terroristë të kuq’.

Berisha tha se PD do të marrë pjesë në këto zgjedhje dhe do të përballet me qeverinë Rama.  

Nuk bën dot regjistrimin, sepse e di që mund të dalin 2 milionw shqiptar. Nga një njeri i cili, vritet tjetri në mesnatë, i merret shpirti në mesnatë nga patrulla të droguara policie dhe ta shikoni se çfarë shkruan ai për hienat dhe stërhienat.

Një mendje e sëmurë mund të shkruajë gjëra të tilla. Nga një njeri i cili pasi ka rrëmbyer me ushtrinë e patronazhistëve, terroristë të kuq, nuk them se çdo patronazhisht është i tillë, por një pjesë e mirë janë sjellë si terroristë te kuq në zgjedhje sepse kanë kërcënuar njerëzit tanë. U kanë thënë se nëse ti voton këtë, do të kesh pasoja. Ky njeri që ka ardhur në pushtet me këtë mënyrë, ushtron terror mbi ne.

Ky njeri ka nisur manipulimin e zgjedhjeve dhe mendon se ne do ti bojkotojmë. Ne nuk bojkotojmë zgjedhje ne do të përballemi me të. Ne kemi të shenjtë votën dhe do të bëjmë gjithçka që shqiptarët të votojnë të lirë.

Nis e mbush sallat me fëmijë shkollash në fushatë. Se është partia shtet. Partia shtet nuk njeh asnjë kufi. Ne nuk i përkasim Shqipërisë, nuk ka ligj për ne, nuk ekziston në kushtetutë. Prandaj ne kapemi fort tek vota”, u shpreh Berisha.

Të fundit