Ditari i Opozitës

Tha se mund të rikthehet sërish në krye të PD, reagon sërish Sali Berisha dhe jep mesazh me një foto

Tha se mund të rikthehet sërish në krye të PD, reagon

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri mbrëmë në Syri.tv një deklaratë mjaft të fortë, teksa la të hapur mundësinë e një rikthimi të tij në krye të Partisë Demokratike.

Berisha tha se realitetit i ri politik i krijuar në vend, e ka detyruar atë të ndryshojë qëndrim në lidhje me angazhimin e tij politik.

“Kurrë mos thuaj kurrë! Never say never. E kam përdorur me Ramiz Alinë dhe e përdor prapë, pasi sot kam ndërruar rrugë dhe po i heq të gjitha pengesat e mia.

Nuk përjashtoj asnjë të drejtë time kushtetuese më”, tha Berisha, deklaratë kjo që ka ngjallur mjaft reagime gjatë ditës së sotme.

Berisha ka reaguar sërish pas kësaj deklarate, ndërsa në profilin e tij në Facebook poston një foto të viteve kur ishte ne krye të PD dhe dhe mes turmës, teksa përshëndet mbështetësit me dy gishta si duket në kohë fushate.

“Një përshëndetje të përzemërt! sb”, shkruan Berisha krahas fotos, duke përforcuar kështu mesazhin e natës së mbrëmshme, rikthimin.  

Tha se mund të rikthehet sërish në krye të PD, reagon

Të fundit