Flash News

Ditari i Opozitës

"Tha se nuk ka krim me asocim", Berisha: Rama zbuloi sot kontrollin që i bën Dumanit

"Tha se nuk ka krim me asocim", Berisha: Rama zbuloi sot kontrollin

Kreu i PD, Sali Berisha akuzon kryeministrin se përdor kreun e SPAK, Altin Dumani se e përdor atë si kamxhik kundër atyre që do vetë.

Duke folur nga tubimi qytetar, Berisha tha se në fjalimin e sotëm me ministrat e deputetët e PS, Rama zbuloi kontrollin që i bën Dumanit, duke thënë 'të gjithë keni vjedhur përveç meje'. 

Berisha: Edi Rama, ke gojë ti flet, i tremb dhe i tmerron ata hajdutë të shpifur.
Po ti vetë je kryehajdut, je hajdut ndërkombëtar.
Harrove ti korruptimin e McGonigalit?
Apo ke futur Damanin në xhep dhe e përdor atë si kamxhik kundër atyre që don vetë?
Edi Rama, sot fjalë fjalë dhe rresht për rresht, ajo ishte, ti e kishe stisur me moton: ju të gjithë vidhni përveç meje, por në fakt lexohej në çdo rresht se ti vjedh më shumë se të gjithë ata.
Mos mendo ti se me fjalimë të gjata sa Gadafi, fatin e Gadafit do kesh nëse synon të mashtrosh shqiptarët.
Miqtë e ti, në monologun e tij, të gjithë keni vjedhur përveç meje, Edi Rama zbuloi kontrollin që i bën Dumanit.
Çfarë tha aty, nuk ka krim me asocim. Ndaj dhe Dumani nuk flet për organizatë kriminale, nuk flet për grup kriminal. Sepse asocimi të çon te Edi Rama si për sterilizatorët, si për inceneratorët dhe të gjitha vjedhjet e mëdha të këtij vendi.
Ndaj dhe bëju gati, populli nuk do të jetë e largët dita kur të vijë të të vizitojë në Surrel.
Prite, prite popullin po deshe.
Nuk ka forcë në botë që të mbron ty.

Të fundit