Flash News

Ditari i Opozitës

Thaçi në Hagë, Kryemadhi: Ata që nuk ju trembën Millosheviçit nuk ka drejtësi që mund t'i ulë dinjitetin, e drejta do triumfojë

Thaçi në Hagë, Kryemadhi: Ata që nuk ju trembën

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga posti i Presidentit të Kosovës, pasi u thirr nga Gjykata e Hagës.

Kryemadhi thotë se ata që nuk ju trembën Millosheviçit nuk ka drejtësi që mund t'i ulë dinjitetin për atë që përfaqësojnë, ndërsa shprehu bindjen se e drejta do triumfojë.

Djemtë dhe vajzat e Kosovës së pafajshme u përfshinë në një luftë të padëshiruar, e certifikuar si e drejtë nga drejtësia ndërkombëtare dhe që u kurorëzua me pavarësinë e Kosovës, shkruan ndër të tjera Kryemadhi.

Postimi i plotë:

Djemtë dhe vajzat e Kosovës së pafajshme u përfshinë në një luftë të padëshiruar, e certifikuar si e drejtë nga drejtësia ndërkombëtare dhe që u kurorëzua me pavarësinë e Kosovës. Ata që nuk ju trembën Millosheviçit nuk ka drejtësi që mund t'i ulë dinjitetin për atë që përfaqësojnë. Si edhe më parë, shpreh bindjen e palëkundur se e drejta do të triumfojë përsëri!

Të fundit