Flash News

Ditari i Opozitës

Thatësira në Shqipëri, Shehi i “tërheq veshin” qeverisë: Ujësjellsit s’janë çështja kryesore

Thatësira në Shqipëri, Shehi i “tërheq veshin”

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, gjatë seancës plenare këtë të enjte në Kuvend, ka theksuar që çështja kryesore e cila duhet të diskutohej në parlament ishte çështja e mungesës së ujit në Shqipëri dhe jo ajo e ujësjellësve.

Shehi ka ngitur alarmin duke thënë që thatësira ka mbuluar Shqipërinë dhe aq më tepër gjatë sezonit të verës.

Ftoj qeverinë shqiptare se çështja e ujit është më  e madhe se ujësjellësit. Flasim për ujin për fushat, po vjen thatësira në Shqipëri. Gjithë verës është e thatë Shqipëria sepse nuk ka më rezervuare. Kjo është çështja që duhet të ishte rregulluar. Në qoftë se nuk zgjidhet kjo atëherë do vijmë përsëri këtu”, tha ai.

Të fundit