Flash News

Ditari i Opozitës

Thellohet kriza në PD, krijohen tre grupime mes deputetëve

Thellohet kriza në PD, krijohen tre grupime mes deputetëve

Kriza në PD duket se sa vjen e thellohet.

Ndërsa Enkelejd Alibeaj thirri sot mbledhjen e grupit parlamentar, u vu re një tjetër ndarje mes demokratëve.

Kështu, veç deputetëve që mbështesin Alibeajn dhe Sali Berishën, një tjetër grup i ri është krijuar që janë të distancuar prej dy grupimeve të para.

Sipas BalkanWeb, në këtë listë bënë pjesë edhe ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Deputete, pjesë e grupit të Rithemelimit
1.Flamur Noka
2.Edi Paloka
3.Tritan Shehu
4.Albana Vokshi
5.Luciano Boçi
6.Edmond Spaho
7.Luan Baçi
8.Agron Shehaj
9.Sorina Koti
10.Oerd Bylykbashi

11.Isuf Cela
12.Bujar Leskaj
13.Belind Kelliçi
14.Sali Berisha
15.Elda Hoti
16.Ina Zhupa
17.Kasem Mahmutaj

Deputetet pro Alibeajt, të pranishëm në mbledhjen e grupit
1. Kastriot Piroli
2. Orjola Pampuri
3. Jorida Tabaku
4. Dhurata Çupi
5. Merita Bakiu
6. Lindita Metaliaj
7. Emilja Koliqi
8. Seladin Jakupllari
9. Dashnor Sula
10. Zheni Gjergji
11. Eralda Tase Bano
12. Saimir Korreshi
13. Ervin Salianji
14. Kreshnik Çollaku
15. Enkelejd Alibeaj
16. Ferdinant Xhaferraj
17. Arbi Agalliu
18. Gazment Bardhi
19. Lefter Gështenja
20.Flamur Hoxha
21.Andia Ulliri

Deputetët që munguan në mbledhje, as me Alibeajn, as me Berishën
Lulzim Basha
Grida Duma
Agron Gjekmarkaj
Flutura Acka
Alfred Rrushaj
Xhelal Mziu
Helidon Bushati
Greta Bardeli
Bledion Nallbati
Fation Veizaj
Ilda Dhori
Tomor Alizoti
Zef Hila
Radamadan Lika

Të fundit