Flash News

Ditari i Opozitës

Themelohet Dega e PD New York: Gatishmëri për ndihmë në regjistrimin e votuesve

Themelohet Dega e PD New York: Gatishmëri për ndihmë në

Dega e Partisë Demokratike në New York ka shpallur themelimin e saj sot, me qëllimin primar për të ndihmuar bashkëkombasit dhe demokratët në regjistrimin e tyre si votues për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri.

Nëpërmjet një njoftimi, dega ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë për të përfunduar regjistrimin për të votuar.

Sipas njoftimit, Dega e PD New York do të jetë e hapur çdo orë për të ofruar asistencë dhe për të mbledhur demokratët dhe bashkëatdhetarët në aktivitete dhe organizime që lidhen me partitë dhe objektivat e PD-së në New York.

Njoftimi i plotë:

Themelimi i Deges New York

Duke filluar nga dita e sotme do te jete e hapur cdo ore per te gjithe demokratet dhe bashkeatdhetaret ne New York.

Do te jemi te gatshem per te ndihmuar te gjithe ata qe kane nevoje per regjistrimin per te votuar dhe gjithashtu do te mblidhemi per te gjitha organizimet dhe aktivitetet e PD Neë York.

Të fundit