Flash News

Ditari i Opozitës

Theu masat anti-Covid, Këlliçi gjobitet me 50 milionë lekë

Theu masat anti-Covid, Këlliçi gjobitet me 50 milionë lekë

Belind Këlliçi, kreu i FRPD-së, është gjobitur me 50 milionë lekë të vjetra për thyerje të masat anti-Covid. Ky lajm është bërë me dije nga vetë Këlliçi, i cili përmes një statusi në Facebook, shkruan se "kjo është gjoba 50 milionëshe për opozitën".

Ndërkohë i ka kujtuar maxhorancës se Rama dhe "banda e tij" janë të arët që thyejnë rregullat duke organizuar takime.

Postimi i plotë:

Kjo është gjoba 50 milionëshe për Opoziten!
Policia më ka gjobitur me pretendimin se kam shkelur fjalën-urdhër të kryeministrit, për organizim në mjedise të mbyllura me mbi 10 vetë.

Edi Rama i pari, dhe banda e tij me ne krye Veliajn, Spiropalin, Ballukun, po organizojnë takime me punonjës të administratës, me pjesëmarrje 100-200 vetë, ku Policia kujdeset vetë për organizimin, që nga vendosja e karrikeve deri te listë-prezenca e duartrokitësve.
Akti teatral i radhës ishte gjobitja ndaj Erion Veliaj. Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka shfuqizuar dy dënimet me gjoba për Veliajn, sepse nuk ka konstatuar shkelje nga ana e Veliajt dhe ka shfuqizuar gjobat me 35 mijë lekë dhe 40 mijë lekë.
Gjobat janë vetëm për opozitën. Janë për këdo që i bën opozitë urdhërave të Ramës.
Keni edhe 66 ditë kohë per te vendosur gjoba antikushtetuese.
Pastaj ju pret 25 prilli.
Asnje hap pas ????????

Theu masat anti-Covid, Këlliçi gjobitet me 50 milionë lekë

 

Të fundit