Flash News

Ditari i Opozitës

Thirrja e Berishës: Asnjë votë për patericat e Ramës, u ftuan për t’u bashkuar në koalicionin opozitar

Thirrja e Berishës: Asnjë votë për patericat e Ramës, u

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se nuk do të ketë asnjë ftesë për patericat e Edi Ramës.

Berisha tha se ata u ftuan në koalicionin opozitar "Aleanca për Shqipërinë Madhështore", pavarësisht mendimeve të tyre, por ata zgjodhën që votë ta bashkojnë me Ramën.

“Me 11 maj ne shkojmë besimplotë, shkojmë me programin më të mirë për të ndryshuar jetën e shqiptarëve.

Shkojmë me programin më të mirë për një arsim cilësor dhe një shëndetësi cilësore. Me aleancën më të gjerë elektorale që kemi firmosur ndonjëherë. E gjithë qendra e djathtë, i gjithë fluksi është bashkuar.

Do t’u them qytetarëve, asnjë votë për patericat e Edi Ramës, sepse ata u ftuan botërisht, pavarësisht nga mendimet e ndryshme, nëse e ndjeni veten opozitarë, bashkohuni me ne në aleancë.

Mirëpo ata nuk i lejuan problemet e tyre ndaj dhe votat për ta janë vota për Edi Ramën, de facto.

Përveç kësaj, ne kemi programin më të shkëlqyer, programin e Shqipërisë Madhështore, një program që Shqipëria nuk e ka pasur kurrë më parë, por që u garantoj se do jetë realitet i padiskutueshëm.

Tani, të them të vërtetën, kemi edhe kryemagjistarin, bashkëkryestrategun e fitores më të madhe në historinë e njerëzimit, siç ishte rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë me datën 20 janar.

Chris LaCivita është një fuqi natyrore elektorale në vetvete”, deklaroi Berisha.

Të fundit