Flash News

Ditari i Opozitës

Thirrja e Berishës në SPAK, Këlliçi: Viti nisi në mënyrë të shëmtuar politikisht

Thirrja e Berishës në SPAK, Këlliçi: Viti nisi në

Drejtues politik i PD-së për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi foli lidhur me situatën parazgjedhore.

Në një intervistë për Klan News, Këlliçi komentoi thirrjen e kryedemokratit Sali Berisha në SPAK, duke e cilësuar “vendim të montuar politikisht”.

“Viti nisi në mënyrë krejt të papritur dhe të shëmtuar politikisht, me thirrjen e kreut të PD para SPAK, për t’u paraqitur dy herë në muaj. Nuk ishte nisja më e mirë, as për qytetarët.”

Po ashtu, Këlliçi theksoi se Partia Demokratike do vijojë me denoncimet për afera të ndryshme korruptive e paralelisht po paraqet ‘ofertën’ e saj për shqiptarët.

“Kemi hyrë në 4 muajt e fundit të betejës elektorale. Mesazhi politik i PD-së është i ndarë në disa korsi, por që ecin paralel. Ne vijojmë me denoncimet tona për afera të ndryshme, do ketë kallëzime të reja për korrupsionin në bashkinë Tiranë. Paralelisht denoncimet për lidhjet e qeveritarëve me krimin e organizuar. Vetëm një paragraf i zotit Berisha faktoi 5 akuza për Taulant Ballën. Ende nuk ka asnjë qëndrim, qoftë nga Balla për ta përgënjeshtruar apo nga kryeministri i vendit. Kemi edhe ofertën, për reduktimin e çmimit të naftës. Kemi disa javë që shpalosim planin tonë ekonomik, për minimunim jetik, pensionin minimal dhe rrogën minimale. Rroga mesatare që do shkojë në shifrën e 1200 Euro-ve.”

Të fundit