Flash News

Ditari i Opozitës

Thirrja e Kuvendit Kombëtar, Basha-Berishës: Po e kthen PD bunker për interesa personale, nuk do ta lejoj

Thirrja e Kuvendit Kombëtar, Basha-Berishës: Po e kthen PD bunker

Kreu i PD, Lulzim Basha është shprehur sërish i prerë se sa të jetë ai në krye të PD, nuk do të lejojë thirrjen e Kuvendit Kombëtar pas përjashtimit të ish kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar.

Në një komunikim me gazetarët, Basha tha se Berisha thërret institucionet paralele në përpjekje për ta bërë partinë bunker për interesa personale.

“Detyra e kryetarit PD është zbatimi i statutit, neni 3 është i qartë. Kuvend Kombëtar që të marrë shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk do ketë sa të jem unë kryera i partisë.

Ajo që duhet t’ju habisë është që njeriu që bërtet statuti, statuti shpall dhe i jep vetes kompetenca që nuk i ka dhe s’mund ti ketë.

Berisha nuk ka mbifuqi nga statuti i partisë për të thirrur asnjë institucion të partisë. Partia ka institucione e saj dhe statuti dhe procedurat si mblidhen institucionet janë të qarta. Berisha thërret institucionet paralele në përpjekje për ta bërë partinë bunker për interesa personale por shqiptaret kanë halle tjera.

Kuvend kombëtar thërras sa herë që të ketë ceshtje statutore. Bunker nuk thërras dot se nuk ma lejon statuti”, u shpreh Basha.

Të fundit