Flash News
Masakra në Hait: Rreth 200 të vdekur nga dhuna brutale
Policia greke thellon hetimet për rrjetet shqiptare të d*ogës
Kjo është pasuria që mund të ketë marrë në Moskë familja e Bashar al-Assad
Reshjet e borës krijojnë probleme qarkullimi në disa akse rrugore në Shkodër
Misteri për vrasjen Alba Cenkos, fqinjët: Kanë gisht si familje, edhe e ëma e Kastriotit
Thirrja e PD Shkodër: Nesër para bashkisë, marshojmë kundër kthetrave të krimit
Partia Demokratike e Shkodrës i ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e ditës së nesërme në orën 12:00, para bashkisë së këtij qyteti.
“Shkodra, Zonja e madhe, tashmë është kryeulur nga kthetrat e krimit. Me bekimin e Edi Ramës, qyteti jonë është e nënshtruar nga të fortët, të cilët sundojnë qytetin.”, shprehet këshilltarja e bashkisë Shodër në PD, Izmira Ulqinaku.
Ky marshim do të bëhet kundër krimit, duke ju referuar ngjarjes së rëndë disa ditë më parë ku humbën jetën 3 perësona.
DEKLARATA
Ne emer te Partise Demokratike, i bej thirrje te gjithe qytetareve te Shkodres, te gjithe prinderve qe kane vendosur te rrisin dhe edukojne femijet ne kete qytet, te behen bashke ne marshimin proteste, diten e shtune me date 2 nentor, ora 12, para Bashkise Shkoder.
Shkodra qyteti i artit e kultures, qyteti i kenges e humorit, sot eshte transformuar ne kopjen e shemtuar te Palermos.
Shkodra, Zonja e madhe, tashme eshte kryeulur nga kthetrat e krimit. Me bekimin e Edi Rames, qyteti jone eshte e nenshtruar nga te fortet, te cilet sundojne qytetin.
Pasiguria ndihet kudo!
Situaten nuk e zgjidh dot Rilindja e as banda e policise. Ata jane pale ne fushata, per te ruajtur njeri tjetrin.
Ky terror qe po instalon Edi Rama ne Shkoder, do ti kthehet shpejt ne boomerang!
Diten e shtune, ne do te marshojme per liri.
Do te marshojme kunder kthetrave te krimit.
Do te marshojme per ti kthyer lavdine Shkodres; per ti kthyer qetesine banoreve te saj.
Do te marshojme per rendin e sigurine e munguar.
Bashkohuni me ne, te shtunen, ne pedonale para bashkise, ora 12:00, ne marshim!