Flash News

Ditari i Opozitës

Thirrja për bashkim, Noka për grupin e Alibeajt: Reflektuan! Koha të tërheqin padinë

Thirrja për bashkim, Noka për grupin e Alibeajt: Reflektuan! Koha

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka reaguar pasi grupi i deputetëve nën drejtimin e Enkelejd Alibeajt kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim brenda PD në mënyrë që të shkojnë të bashkuar në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në një prononcim për mediat, Noka kërkoi nga grupi i demokratëve që të tërheqin padinë në Gjykatën e Apelit, për statutin e PD, si mënyra e vetme për t’ju thënë demokratëve se po PD po bashkohet. 

"Koha për të reflektuar është gjithmonë se me sa shoh kanë reflektuar. Tërheqja e padisë është rruga e vetme për t'i dhënë sinjal të qartë demokratëve që bashkohet dhe jemi bashkë me një qëllim për t'u përballur me Edi Ramën dhe regjimin e tij, por sigurisht ka kohë gjithmonë", u shpreh Noka. 

Kujtojmë se grupi i Alibeajt ka mandatuar Gazment Bardhin për çdo mundësi bashkëpunimi dhe daljes në zgjedhje lokale me një kandidat të vetëm të PD dhe opozitës, pasi më herët, Berisha ‘ka zbutur gjuhën’ me Alibeajn për të bashkuar forcat edhe në zgjedhjet vendore.

Të fundit