Flash News

Ditari i Opozitës

Thirrje nga Selaniku: Diaspora shqiptare ngrihet për të drejtën e votës: Mos lejo që historia të shkruhet pa ty

Thirrje nga Selaniku: Diaspora shqiptare ngrihet për të drejtën e

Në një reagim të fortë nga zemra e diasporës shqiptare në Greqi, Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike – Dega Selanik ka ngritur zërin kundër, siç e cilëson, “një pushteti të korruptuar që ka nëpërkëmbur votën e lirë”.

Përmes një deklarate publike, demokratët dhe qytetarët shqiptarë të ndershëm që jetojnë jashtë vendit janë ftuar të mos heshtin më përballë asaj që ata e quajnë “masakër elektorale”.

 “Ne, bijtë dhe bijat e Shqipërisë së vërtetë që jetojmë larg atdheut, kemi të drejtë të votojmë dhe të dëgjohemi”, thuhet në deklaratë.

 Thirrja për veprim konkret vjen në formën e një peticioni zyrtar, që synon të dorëzohet pranë institucioneve vendase dhe ndërkombëtare, si Kuvendi i Shqipërisë, KQZ, Prokuroria e Përgjithshme, SPAK, si dhe përfaqësues të BE-së, OSBE/ODIHR dhe Departamentit Amerikan të Shtetit.

Peticioni i bën thirrje hetimit të thelluar dhe të pavarur për proceset zgjedhore të viteve të fundit në Shqipëri, me qëllim zbardhjen e çdo manipulimi apo vjedhjeje të votës.

Ai kërkon transparencë për përdorimin e të dhënave personale, ndëshkimin e përgjegjësve dhe garantimin e votës së sigurt për diasporën në të ardhmen.

Nga Selaniku, Athina, Neapoli, Roma, Berlini, Londra deri në New York, shqiptarët jashtë vendit janë ftuar të firmosin peticionin me të dhënat e tyre të plota për të dëshmuar seriozitetin dhe përkushtimin ndaj demokracisë dhe të drejtave kushtetuese.

“Bëhu zëri i të vërtetës. Mos lejo që historia të shkruhet pa ty!”, përfundon thirrja e Këshillit të PD-së në Selanik.

 

Të fundit