Flash News

Ditari i Opozitës

Thirrje për protesta, Berisha me biznesin e vogël: Ju do e hartoni paketën fiskale të qeverisë së ardhshme

Thirrje për protesta, Berisha me biznesin e vogël: Ju do e hartoni

Kryetari i PD, Sali Berisha ka mbledhur sot ekspertë të ekonomisë dhe përfaqësues të biznesit të vogël në një tryez, ku kanë folur për sfidat me të cilat përballet sipërmarrja në vend.

Kryedemokrati hodhi akuza ndaj qeverisë se po e vjedh biznesin me anë të taksave dhe nuk po realizon asnjë mbështetje reale.

Berisha iu premtoi përfaqësuesve të biznesit se kru PD të vijë në pushtet, do të jenë ata do e hartojnë paketën fiskale si dhe programin e Partisë Demokratike për klimën e biznesit.

“Janë vërsulur si lukuni mbi ju me propagandën e tyre se jemi të vetmit në Evropë që mbrojmë biznesin e vogël, që jemi këta e jemi ata, packa se vene ne krye njerëz të cilët, zyrtarë të cilët pavarësisht nëse kanë shkolla apo jo, kanë studiuar për financa apo ekonomi, në praktikat e tyre nuk mendojnë gjë tjetër vec si të grabisin ju biznesin e vogël.

Ata janë një me oligarkët dhe gjithë interesat e tyre bien mbi ju. Jam këtu për tu garantuar se programin e qeverisë së ardhshme do e hartoni ju, e jo specialistët tanë. Paketën fiskale të biznesit të vogël do e hartoni ju, më të favorshmen të mundshmen për ju se ky është interesi i vendit. Programin e PD për klimën e biznesit ndaj jush do jetë i hartuar nga ju”, tha Berisha.

Ky i fundit bëri thirrje që qeverisë t’i kundërvihen me protesta, ndërsa e krahësoi Edi Ramën me Lukashenkon e Bjellorusisë. Sipas tij, të gjitha institucionet e pavarura janë në duart e një partie.

“Problemi juaj madhor është problemi i vendit, është problemi jo vetëm i juaji. Sot ne pas Bjellorusisë së Lukashenkos ne jemi vendi i vetëm në Evropë me regjim krejtësisht monist.

Ju garantoj se çfarëdo që të bëhet apo themi, nëse nuk vendosim ti kundërvihemi me protesta të fuqishme, cdo vit e më e rëndë do bëhet gjendja jonë, si shoqëri, biznes intelektualë dhe shqiptarë”, tha Sali Berisha.

 

Të fundit