Flash News

Ditari i Opozitës

“T’i japin fund kësaj farse”, Harxhi thirrje deputetëve mbështetës të Alibeajt

“T’i japin fund kësaj farse”, Harxhi thirrje

Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Edith Harxhi tha se ajo çfarë i shqetëson më shumë demokratët në terren është se çfarë ndodh me selinë në Tiranë.

Harxhi tha për RTV Ora se pas dorëheqjes së Alibeajt, duhet që deputetët e tjerë të aresytejnë. Demokratja iu drejtua me një thirrje Jorida Tabakut dhe Gazment Bardhit që t’i japing fund farsës dhe të mos e lejojnë që Shqipëria të mbetet pa opozitë.

"Demokratët në terren bashkëpunojnë, janë fare normal. Ajo çfarë i shqetësion më shumë ata është ajo që po ndodh lart thonë ata, në Tiranë. Ju lart duhet ta zgjidhni. Normalisht partia nuk duhet të jetë, ju lart e ju poshtë por kshu ka ardhur në mënyrë të njëtrajtshme në PD vitet e fundit.

Thirrja ime sot ishte për ata që mund të dëgjojnë dhe arsyetojnë si Tabaku, Bardhi dhe disa deputetë të tjerë aty që do të duhet ti japim fund kësaj farse sepse po e lejmë Shqipërinë pa opozitë me këtë," tha ajo.

Të fundit