Flash News

Ditari i Opozitës

‘Ti je kryetirja’/ Basha-Ramës: Sistemi shëndetësor është në kolaps, po fshihni viktimat!

‘Ti je kryetirja’/ Basha-Ramës: Sistemi shëndetësor

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat, duke folur për pandeminë e koronavirusit, deklaroi se situata është shumë e rëndë.

Basha theksoi se për gjendjen nga Covid-19 ka vetëm një fajtor, e ai është Edi Rama. Sipas liderit demokrat, Rama ka pasur 8 vite kohë që të mbante premtimet e tij dhe të reformonte shëndetësinë, por taksat e shqiptarëve kanë shkuar tek PPP.

 “Ka një njeri përgjegjës pse situata ka shkuar kështu. Pozitiviteti në testime është në nivele rekord. Rama ka ndjekur një filozofi, që të fshehë të vërtetën. E vërteta nuk fshihet me propagandë. Të gjithë e panë sesi Shqipëria ka sot një sistem shëndetësor në kolaps, me numrin më të ulët të testimeve. Tirja është produkti i Edi Ramës në 8 vite, pasi Rama është kryetirja. Në fund të 8 viteve Edi Rama del në ekran, dhe thotë çfarë do të bëjë, ndërkohë që kishte 8 vite kohë në dispozicion.

Kërkon që ti kundërvihet planit tonë të shëndetësisë, përmes dështimeve të tij. Bëri vetëm një gjë, u mori paratë shqiptarëve, dhe ua dha miqve të tij. Kemi fshehje të të dhënave, është fakt se Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të vdekjeve dhe infektimeve, Rama fsheh viktimat, të cilat nuk janë thjesht numra, por janë nënat dhe baballarët tanë. Rruga për të dalë nga kjo gropë kalon përmes propozimeve tona”, ka thënë Basha.  

Të fundit